Transmetuar më 12-09-2020, 09:55

Gazetari ka akuzuar shtetin në Kosovë për vdekjen e hallës së tij 73 vjeçare.

Vehbi Kajtazi thotë se mjekët e kanë gënjyer.

Ai shkruan se tamponet që i janë bërë hallës së tij e kanë nxjerrë vazhdimisht negative ndaj COVID-it.

Por kur halla e tij ka ndërruar jetë, mjekët i kanë thënë se ajo vdiq për shkak të koronavirusit.

Gazetari ka kërkuar që hallës së tij t’i bëhej autopsia, dhe doli se ajo nuk ishte e infektuar.

Ai akuzon shtetin se po i lë njerëzit të vdèsin si kafshët, pa u ofruar trajtimin mjekësor që duhet.

“Rasti i djeshëm i raportuar në media ka të bëjë me vdekjen e hallës sime. Mjekët vazhdimisht më kanë thënë se është negative, deri ditën e vdekjes. Dje më thanë se ka dalë dy herë pozitiv. Unë kam insistuar t’i bëhet autopsia. Rezultati i sotëm për Covid 19 del të jetë negativ”.

“Ky rezultat dëshmon se njerëzit janë duke vdekur si kafshët, pa trajtim të duhur, pa ilaçe, me neglizhencë. Halla ime mbase do të mbijetonte, po të pranohej me kohë në njërën prej klinikave të specilizuara. Por, ajo u la në repartin e Mjekësisë Sportive derisa ra në koma”.

Ai shpjegoi edhe peripecitë, e shtrimit të hallës në spital.

“Ditën e transferimit nga Peja në Prishtinë për më shumë se tri orë nuk është pranuar në asnjë klinikë”.

“Pas praninit në mjekësi sportive, mjeku me emrin Benjamin më ka lutur që të bëj çmos për ta transferuar në Infektiv apo Pulmologji. Pasi ka rënë në koma, tri ditë më vonë është transferuar në sallën Intensive, ku ka pasur kujdes të madh nga dr Naim Kuqi. Por, tashmë ishte vonë. Hallës sime mbase nuk kemi mundur t’ia ndalim vdekjen, por asaj i ka munguar kujdesi i duhur. Rezultati i sotëm i Mjekësise Ligjore më detyron të dyshoj në trajtim të duhur. Per këtë arsye unë, Vehbi Kajtazi, akuzoj shtetin për vdekjen e saj!”, – shkruan gazetari kosovar Vehbi Kajtazi.

/NOA.al