Transmetuar më 12-09-2020, 16:07

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një prej autostradave të Kalifornisë, pasditen e djeshme.

Për pasojë një person ka mbetur i vdekur, dhe disa të tjerë u plagosën.

Siç tregojnë edhe pamjet, kamioni merr përpara 11 makina.

Momenti i frikshëm i ngjante një skene filmi ku dukej një kaos total.

Ende është e paqartë se përse shoferi i kamionit nuk e uli shpejtësinë as në momentin e përplasjes së makinave.

Një hetim ka nisur për këtë rast. /k.k/noa.al/