Transmetuar më 12-09-2020, 21:11
Gjatë ditës së sotme, një stuhi e rrallë e rërës ka lënduar gjashtë persona në zonën Polath dhe Haymana në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Banorët janë kapur në panik, ndërsa stuhia e madhe e rërës goditi qytetin rreth orës 15:00, raporton Hurruyet.
Guvernatori i Ankarasë, Vasip Sahin, tha se gjashtë vetë u plagosën lehtë, ndërsa autoriteti shtetëror i meteorologjisë lëshoi alarm të shiut dhe stuhisë më herët gjatë ditës.
Pamjet duken apokaliptike, ndersa situatën e krijuar mund ta shihni në videon e mëposhtme: