Transmetuar më 13-09-2020, 07:08

Duket e pabesueshme, por edhe plaçkitjet kanë ndryshuar në kohën e koronavirusit.

Në Torino të Italisë, një person hyri në një bankë për ta vjedhur.

Ai nuk kishte dhe as përdori armë zjarri sepse në plan kishte të siguronte paratë duke kërcënuar me infektim.

Ngjarja ndodhi te rruga Bologna në Banca Sella. Pasi hyri brenda bankës, iu afrua personelit në kasa dhe nisi të kërcënojë se do tu ngjiste koronavirusin duke u kollitur. Ai foli i sigurt se ishte i infektuar.

Burri 62-vjeçar arriti të merrte 4200 euro (rreth 5 milionë lekë të vjetra) nga banka. Ai mbante këtë maskë që shikoni si dhe një maskë kirurgjikale në fytyrë.

Pasi u largua nga banka, disa orë më pas u arrestua nga policia.

Policia tha se ky ishte rasti i parë në botë që një person kryen plaçkitje nën të tilla kërcënime.