Papa Françesku i nënshtrohet testit të koronavirusit, del përgjigja
Transmetuar më 13-09-2020, 13:00

Kreu i selisë së shenjtë të Vatikanit, Papa Françesku, i është nënshtruar testit të koronavirusit.

Ati i shenjtë ju nënshtrua testit pak ditë më parë, por përgjigja doli gjatë së shtunës.

Fatmirësisht ati i shenjtë doli negativ ndaj koronavirusit.

Shkak për testimin u bë fakti se kardinal Luis Tagle, rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Kardinali i cili ndodhet në Filipine në izolim, u takua me Papën në 29 gusht në Vatikan.

Papa gëzon shëndet të plotë dhe zhvillon normalisht aktivitetet e tij. /a.y/noa.al