Transmetuar më 13-09-2020, 13:13

Një tjetër ditë e kaluar në spitalin San Raffaele të Milanos, për ish-kryeministrin italian Silvio Berlusconit.

Pas infektimit me koronavirus, ai u shtrua në spital natën mes 3 dhe 4 shtatorit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Por mediat italiane shkruajnë se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Mjeku që po e ndjek, Alberto Zangrillo, deklaroi se kartela klinike e përgjithshme është e mirë.

Sipas parashikimeve, pritet që lideri i partisë politike Forza Italia, të dalë nga spitali gjatë ditës së martë.

Pak ditë më parë, mjeku Zangrillo deklaroi se, “Ngarkesa virale në tamponin e marrë nga hundët e Silvio Berlusconit ishte aq e lartë, sa që nëse virusi do e kishte kapur në mars-prill, nuk do të ishte kaq me fat. Me siguri do kishte vdekur”./a.y/noa.al