Transmetuar më 13-09-2020, 15:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të diele në Padovano të Italisë, në zonën e Ponso.

Policia mbërriti pranë një familje në rrugën S. Lucia, ku gjyshi duke lëvizur makinën mbrapsht, përplasi për vdekje mbesën 2 vjeçe.

I dyshuari, rreth 60 vjeç, ishte duke lëvizur makinën në oborr, kur pas saj u afrua mbesa.

Viktima është vajza e vetme e një çifti maroken, të cilët prej kohësh jetonin në Itali.

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht tentativave të mjekëve, gjeti vdekjen.

Dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që gjyshi u shoqërua në polici/a.y/noa.al