Transmetuar më 13-09-2020, 22:26
Foto ilustruese

Janë katër raste pozitive me koronavirus mes infermiereve, nga kontrollet e kryera në operatorët e departamentit Gjinekologjik të spitalit të Aleksandrisë, në Itali, ku një mjek kishte shkuar në punë pavarësisht temperaturës dhe etheve.

Sindikata e infermierëve NurSind ka udhëzuar avokatët e saj që të merren me çështjen: “Duam të verifikojmë nëse ka mungesë kujdesi dhe nëse me mjekun është ndjekur procedura”.

Ndërkohë spitali deklaroi se, “Ne kemi krijuar kushte me porta hyrëse për matjen e temperaturës me termoskaner, larjen e duarve. Mjeku u shfaq me temperaturë dhe lidhur me këtë rast po kryhen verifikimet. Sjellje individuale të stafit, nuk hedhin poshtë punën tonë”.

Ndër të tjera ftohen pacientët që të shkojnë të sigurt në departamentin e Gjinekologjisë, duke respektuar rregullat aktuale të sjelljes, si distanca dhe përdorimi i maskës. /a.y/noa.al