Transmetuar më 14-09-2020, 00:00

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një llogari të kripur në New York, SHBA dhe jo vetëm për shëndetësinë.

Në muajin gusht rezultuan të boshatisur 15 mijë apartamente. Por kriza ka prekur edhe një dyqan të njohur në të gjithë botën. Pas 60 vitesh aktivitet është mbyllur Century 21, rrjeti i dyqaneve të njohur i cili bënte ulje vazhdimisht.

Shkak për mbylljen është bërë mungesa e shitjeve, duke shkaktuar një deficit prej 175 milionë dollarë.

Me Century 21, zgjatet lista e dyqaneve amerikane që mbyllen prej Covid-19.

Shkak për mbylljet e fundit është bërë ndryshimi i sjelljes së amerikanëve, të cilët edhe për shkak të kushteve të reja të virusit, janë bërë më të varur nga blerjet online.

Edhe në tregun e qirave po hasen vështirësi, ku kërkesa është në shifrat më të ulëta të viteve të fundit. /a.y/noa.al