Transmetuar më 14-09-2020, 13:19

Izraeli vendosi që duke nisur nga e premtja e 18 shtatorit, të rikthehet izolimi prej koronavirusit.

Por pas Izraelit, një tjetër shtet merr masa kufizuese, duke nisur nga ora 14.00 e hënës.

Rreth 10 milionë të Xhakartës, kryeqytetit indonezian, do të përballen me izolim duke nisur nga sot.

Kjo pas shtimit të rasteve të infektimeve, ku autoritetet i druhen kolapsit të sistemit shëndetësor.

“Duhet të veprojmë me masa më të rrepta për të kontrolluar shtimin e rasteve me Covid-19”, deklaroi guvernatori, Anies Basëedan.

Metropoli i cili po kthehej gradualisht në normalitet, do të përballet me mbylljen e shkollave, parqeve dhe zonave të ndryshme, si dhe do të ndalohen grumbullimet.

Masat drastike, parashikojnë një reduktim të aktiviteteve ekonomike, kufizim që do të zgjasë deri më 28 shtator. /a.y/noa.al