Transmetuar më 14-09-2020, 17:57

Mundësi i talentuar shqiptar Paris Karepi ka humbur sot, para kohe, të ëmën e tij.

Lajmin e trishtë e bëri publik vetë mundësi, përmes një postimi në Facebook.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e mamit tonë, Menduhije Karepi, në moshën 55 vjeç.

“Varrimi bëhet nesër në orën 10:00 datë 15/09/20”.

Paris Karepi, pjesë e Kombëtares shqiptare të Mundjes, pej dy vitesh konsiderohet e ardhmja e këtij sporti, madje një nga shpresat më të mëdha të Shqipërisë, për t’i siguruar medalje në arenën ndërkombëtare.

Kampioni absolut i mundjes në vendin tonë, pas sukseseve me ekipet e të rinjve, sapo i ishte bashkuar ekipit të rriturve dhe arriti rezultatet e para premtuese, në Europë.

Në kohën kur po bënte krenar jo vetëm familjen, por të gjithë shqiptarët, me rezultatet fantastike, lajmi i trishtë ka prekur të gjithë të afërmit, kolegët dhe miqtë e sportistit të talentuar durrsak. “U mpreht në Paqe. Kurajo kampion!” kanë qenë ndër të tjera me qindra mesazhe që vërshuan në drejtim të tij,  në këto momente të vështira për familjen e Paris Karepit.

/NOA.al