Transmetuar më 14-09-2020, 18:13

Dy policë janë qëlluar me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara, ngjarje e ndodhur një ditë më parë pranë një stacioni treni në Campton.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e tmerrshëm kur një i ri afrohet në drejtim të makinës dhe qëllon mbi efektivët.

Të dy ndodhen në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, ndërkohë që një ekip i FBI iu është bashkuar hetimeve për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. /k.k/noa.al/