Transmetuar më 14-09-2020, 21:31

Një video tregon momentin shokues ku një 12-vjeçare drejton një kamion në një autostradë të mbushur me makina.

E mitura është filmuar me kamionin e madh në qytetin Dungannon në Irlandën e Veriut.

Pamjet që tregojnë momentin e frikshëm janë shpërndarë dje në rrjetet sociale dhe janë bërë virale menjëherë.

Për një moment në kamera del vajza e vogël që mban në duar timonin por nuk duket aspak në siklet nga ajo që bën.

12-vjeçarja shfaqet shumë e qetë teksa ecën me shpejtësi të madhe në autostradë.

Më poshtë pamjet: