Transmetuar më 14-09-2020, 23:44
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në Drenas.
Një këmbësor dyshohet se është përplasur nga një makinë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe detaje të tjera.
Policia ka mbëritur në vendngjarje dhe po merret me rastin.