Transmetuar më 15-09-2020, 08:52

Moderatorja simpatike Dojna Mema, ka pranuar për herë të parë publikisht se është në një lidhje.

Ajo ka ndarë një fotografi nga Thethi me njeriun e zemrës, prej të cilit shfaq vetëm dorën duke mbajtur të sajën.

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. P.S: Kriteret e mësipërme nuk janë vendosur sipas rëndësisë”, shkruan Dojna.

Në këtë formë ajo zbulon se djali që i ka rrëmbyer zemrën i përmbush këto kritere dhe se bashkë po jetojnë një histori të bukur dashurie. /a.y/noa.al