Transmetuar më 15-09-2020, 11:27
Hans Kluge

Kush mendonte se e keqja ishte lënë pas, duhet të rimendohet. Tetori dhe nëntori pritet të jenë dy muaj mjaft të vështirë prej koronavirusit.

“Do të ketë një bum rastesh dhe duhet ti bëjmë llogaritë me një shkallë të lartë vdekshmërie”, deklaroi Hans Kluge, drejtor për Europën, në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Në një intervistë për Afp, Kluge deklaroi se përballë një numër të madh infektimesh, edhe vdekshmëria do të jetë shqetësuese.

“Edhe pse janë të shumtë ata që kanë besim se vaksina do e shuajë pandeminë, kërkimet janë në vijim. Megjithatë është herët për të folur me siguri, pasi nuk e dimë se çfarë efekti do të ketë vaksina në popullsi. Efektet mund të jenë të ndryshme. Zgjidhja më e mirë do të jetë të mësohet të bashkëjetohet me virusin, pasi përhapja varet vetëm nga ne”, deklaron Kluge.

Ai sugjeron që shtetet të lënë mënjanë politikën dhe ta drejtojnë situatën, bazuar në të dhënat e epidemiologëve. /a.y/noa.al