Transmetuar më 15-09-2020, 13:12

Presidenti Ilir Meta, kërkon që të mendohet për të mirën e përbashkët, e cila ka përparësi mbi të mirën e partisë.

Ky mesazh i kreut të shtetit vjen pasi mori pjesë sot në meshën dhe ceremoninë e rëndësishme fetare të shugurimit ipeshkvor të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkëv Ndihmës i Tiranë-Durrësit.

“Me urimet e ngrohta për suksese në misionin e Tij hyjnor, të përhapjes së porosive të Zotit dhe mësimeve të shenjta, u bashkohem lutjeve të besimtarëve për një Shqipëri më të drejtë, më të denjë, humane, të dhembshur dhe më vëllazërore! Vlerësoj mesazhin e mençur të Arqipeshkëvit Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo se: “Të gjithë duhet të mendojmë për të mirën e përbashkët, që ka përparësi mbi të mirën e partisë”, shkruan Meta.

Ai kërkon që politika të marrë shembull dhe të verë në jetë porositë e udhëheqësve tanë të ndritur fetarë. /a.y/noa.al

Palët politike bëhen bashkë në katedralen “Shën Pali”