Transmetuar më 15-09-2020, 14:59

Një krim i tmerrshëm, ku një vajzë 25-vjeçare shtatzënë u vra me grushte nga partneri i saj boksier, ka shokuar mbarë botën.

Krimi i rëndë u shënua mëngjesin e së dielës në Buenos Aires, kryeqytet i Argjentinës.

25-vjeçarja Micaela Sabrina Zalazar, u shtrua mëngjesin e së dielës në spitalin “Julio de Vedia”, në gjendje të rëndë, por si pasojë e hemorragjisë së brendshme gjeti vdekjen gjatë paradites së të martës.

Si të dyshuar për vrasjen e shtatzënës në muajin e katërt, u arrestua bashkëjetuesi i saj, Renzo Pancera, 25 vjeç, boksier amator.

Hetuesit kanë sekuestruar celularin e viktimës, i cili mendohet që të ketë prova kyçe dhe mesazhe që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Micaela kishte dy fëmijë me të dyshuarin dhe ishte në pritje të fëmijës së tyre të tretë, por sherret dhe kriza në çift, përfunduan me vrasjen e saj. /a.y/noa.al