Tiranë, hidhet në erë makina në ecje, një person i plagosur rëndë
Transmetuar më 15-09-2020, 19:20

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Tiranë, tek ish-stacioni i fundit i “Tiranës së Re”, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake, një sasi eksplozivi ishte vendosur në pjesën e përparme të një makine tip Benz duke dëmtuar rëndë drejtuesin e saj, i cili është identifikuar si shtetasi Preng Gjini. I plagosur ka mbetur edhe një këmbësor.

Shpërthimi ka ndodhur ndërsa mjeti ishte në lëvizje e sipër në urën pranë stacionit të fundit të Tiranës së Re. Dyshohet se bëhet fjalë për një minë të telekomanduar.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për mbledhjen e provave në vendngjarje. Pamjet video që shihni më poshtë tregojnë kaosin e krijuar në zonë.

Ndërkohë në këtë urë ndodhen të vendosura dhe shumë kamera të cilat mund të ndihmojnë hetuesit për të mësuar më shumë rreth shpërthimit.

Pamje kaotike sonte në Tiranë pas atentatit të rëndëhttps://noa.al/lajmi/2020/09/2189091.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mardi 15 septembre 2020

Lajmi në përditësim…

Pamje kaotike sonte në Tiranë pas atentatit të rëndëhttps://noa.al/lajmi/2020/09/2189091.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Mardi 15 septembre 2020