Transmetuar më 16-09-2020, 21:11

Ministri irlandez i Shëndetësisë, Stephen Donnelly del pozitiv me Covid-19. Kjo bëri që e gjithë qeveria të izolohet, ndërsa parlamenti do të jetë i mbyllur për një javë.

Ministri Donnelly u ndje keq pasditen e së hënës, ku nga tamponi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit.

Në mëngjes ai kishte marrë pjesë në mbledhjen e qeverisë, çka bëri që të jepet alarmi.

Që nga Kryeministri dhe deri tek personeli teknik, që të gjithë u izoluan.

Ndërkohë, ministri i Transportit, Eamon Ryan, ishte në karantinë, për shkak të një rasti pozitiv në familje. /a.y/noa.al