Transmetuar më 16-09-2020, 21:29

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Një person ka ndërruar jetë pasi kishte mbetur në një shtyllë elektrike.

Rastin e ka konfirmuar për mediat vendase zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Para pak çastesh, personi që kishte mbetur në shtyllë elektrike, në fshatin Bërnicë, është zbritur në tokë. Sipas ekipit mjekësor, ai është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.