Transmetuar më 16-09-2020, 22:01

Myrto Uzuni, nga “ferri” në “parajse”.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare eliminon nga Champions League-s, në raundin e tretë eliminator, Dinamon e Zagrebit, pasi shënoi golin e fitores 2-1 të skuadrës së tij, Ferencvaros (Hungari), përballë kampionëve të Kroacisë.

Në fakt, 25-vjeçari nga Berati, kishte realizuar autogol në minutën e 23-të, duke barazuar shifrat në 1-1 (kampionët e Hungarisë kaluan në epërsi që në minutën e 2-të me Lovrencsics), por në të 65-ën shleu gabimin me një shpërthim që nga mesfusha e përballë portierit Livakovic nuk gaboi, 2-1. Sipas Supersport, për rreth gjysmë ore lojë Dinamo e Zagrebit bëri gjithçka për ta barazuar takimit, por e pati të pamundur, me Ferencvaroshin që iu gëzua kualifikimit falë kontributit të sulmuesit kuqezi.

Skuadra hugnareze, edhe nëse nuk arrin të eliminojë kundërshtarin e play off-it, e ka të sigurt pjesëmarrjen në grupe të europa League-s.