Transmetuar më 16-09-2020, 22:14

Një ndëshkim i fortë, ai i vënë në zbatim nga provinca East Java, në Indonezi, për të gjithë ata që refuzojnë të mbajnë maskë.

Të pabindurit, duhet të hapin varre për viktimat e koronavirusit! Deri më tani, ky ndëshkim është vënë në zbatim për tetë persona, të cilët refuzuan të mbajnë maskën.

Vendimi u mor nga guvernatori i provincës, Suyono, për të inkurajuar njerëzit të mbajnë maska ​​dhe për të shmangur përhapjen e infektimit.

“Shpresoj se kjo masë do të zvogëlojë shkeljet”, tha ai.

Shkelësit janë të detyruar të kryejnë punë për hapjen e varreve, ndërsa më pas zyrtarët e shëndetit publik kujdesen për trupat.

Jo vetëm kaq! Duke pasur parasysh mungesën e stafit në varrezat publike Ngabetan, guvernatori mendoi se dënimi mund të ishte gjithashtu një mundësi e mirë për të shtuar stafin, shkruan noa.al.

“Ka vetëm tre punonjës varresh në dispozicion për momentin, kështu që unë mendova se mund t’i vija këta njerëz të punonin me ta”, tha ai. /a.y/noa.al