Greqia do të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19
Transmetuar më 17-09-2020, 18:35

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shprehur gatishmëri që Greqia të furnizojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me vaksinën COVID-19, në mënyrë që të përshpejtojë procesin e furnizimit.

Kjo u konfirmua nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një intervistë për Mia.mk.

Zaev ishte në një takim në Athinë, ku mori pjesë edhe kryeministri Rama, dhe duket se krerët e tre qeverive kanë rënë dakord për ofertën e palës helene.

Vaksina pritet të jetë gati në fillim të vitit tjetër, por Greqia, si vend i BE, ka kërkuar që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dozat t’i dorëzohen asaj.

“Mitsotakis shprehu gatishmëri që Greqia, si një anëtare e BE-së, të kërkojë që furnizimi i vaksinave në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të kalojë përmes saj, sepse zakonisht, vaksina për vendet anëtare do të shkojë së pari, dhe pastaj për vendet kandidate’.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vende kandidate për çeljen e negociatave me BE.

Flitet që vaksina për Shqipërinë do të jetë falas, dhuratë nga BE.

/NOA.al