Transmetuar më 17-09-2020, 21:22

Qeveria e re e kryesuar nga Lulzim Basha nëse opozita e bashkuar fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, do të ulë ndjeshëm barrën fiskale të shqiptarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sonte në intervistë që po transmetohet në faqen e tij në Fb, shprehu angazhimin e opozitës për të ardhmen ekonomike në vend që nga maji i 2021.

Basha tha se tatimi mbi pagë do të jetë 9 për qind. Pagat të paktën deri 30 mijë lekë, pa asnjë tatim.

Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore në total do të jenë 18 për qind ku 9 për qind do ti paguajë punëdhënësi dhe 9 për qind punëmarrësi.

Të gjitha bizneset deri në 14 milionë lekë të reja do të paguajnë si të vetmen taksë, 0.5 për qind të xhiros vjetore, tvsh do të jetë zero dhe taksat bashkiake do të jenë zero.

"300 mijë lekëshi është pa taksa dhe mbi 300 mijë lekë, taksa do të jetë 9% për të ardhurat personale, për tatimin mbi biznesin, për sigurimet shoqërore.

Biznesi i vogël kemi një trajtim tjetër. Do klasifikohet biznes i vogël çdo biznes me xhiro vjetore nën 140 milionë lekë të vjetra dhe do paguajë një taksë të vetme që është 0.5% e xhiros vjetore dhe asnjë lloj tatimi tjetër qendror ose lokal.

E gjithë kjo pjesë e taksës do t’i dedikohet pushtetit vendor, por taksa të çmendura si taksa për shkollën apo tarifa të tjera që vjedhin qytetarët dhe biznesin, nuk do të ekzistojnë më”.

Basha tha se bizneset shqiptare sidomos në Tiranë po përballen me taksa abuzive dhe të papranueshme nga bashkia e Erion Veliajt i cili ka rritur shumëfish taksat vjetore të të gjitha bizneseve. /noa.al/

#LIVE – Në OPINION

#LIVE – Në OPINION

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 17 septembre 2020