Transmetuar më 17-09-2020, 22:05

Skuadra kosovare e Dritës shkruan historinë.

Drita është kualifikuar për herë të parë në turin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës, këtë mbrëmje.

Skuadra nga Gjilani ka mposhtur skuadrën maqedonase, Sileks, me rezultatin 2-0.

Takimi u zhvillua në stadiumin ‘Toše Proeski Arena’ në Shkup.

Golat për ‘bardhekaltërit’ i realizuan dy mbrojtësit qendrorë, Fidan Gërbeshi nga pika e bardhë në minutën e 48’ dhe kapiteni, Ardian Limani në minutën e 80’.

Pas kësaj fitoreje Drita ka kaluar në turin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës, aty ku do të takohet me Legian e Varshavës në Poloni javën e ardhshme.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Kosova arrinë të kualifikohet në këtë fazë të garës së dytë më prestigjioze për klube në Evropë.