Transmetuar më 17-09-2020, 22:17

Kukësi elimonohet nga Liga e Europës pas humbjes kundër gjermanëve të Wolfsburg.

Rakimi i luajtur mbrëmjen e sotme në stadumin kombëtar në Tiranë, përfundoi me rezultatin 0-4 në favor të gjermanëve.

Golat e këtij takimi u shënuan nga: Weghorst (’21, ’74), Lacroix (’33) dhe Mehmedi (’90).

Në këtë ndeshje Kukësi humbi një penallti ku goditja e fortë e Rrocës nga pika e bardhë u devijua nga portierin Casteels.

Me këtë humbje, Kukësi i mbyll këtu garat evropiane, kurse Wolfsburgu vazhdon tutje.