Transmetuar më 18-09-2020, 08:33

Në Europë situata është shumë e rëndë. Rastet javore kanë arritur shifra më të larta se sa kur pandemia shënoi pikun në Europë, në muajin mars.

“Javën e kaluar u shënuan mbi 300 mijë infektime dhe më shumë se gjysma e vendeve europiane, shënuan një shtim rastesh mbi 10% në dy javë. Në 7 vende të Europës, rastet e fundit u dyfishuan”.

Është kjo deklarata që bën drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge, në vijim të një konference për mediat lidhur me nivelin e infektimeve në kontinentin e vjetër.

Sipas tij, shifrat e përhapjes së Sars-CoV-2 në muajin shtator, duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për të gjithë, edhe pse kjo periudhë ka shtuar testimet.

“Edhe pse kemi parë një shtim të rasteve tek grupet në moshë më të avancuar 50-64 e 65-79 vjeç, në pjesën e parë të shtatorit u shënua një rritje e ndjeshme e rasteve mes moshës 25-49 vjeeç”, deklaroi Kluge. /a.y/noa.al