Transmetuar më 18-09-2020, 09:41

Tre vëllezër, që të gjithë rreth moshës 30-vjeçare, akuzohen për përdhunimin e një vajze 10 vjeçe, pasi e mbyllën në një banje.

Pas denoncimit të bërë nga e mitura dhe prindërit e saj, policia arrestoi dy nga të dyshuarit, ndërsa i treti është shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kenner, të Louisiana, SHBA. Vëllezërit e arrestuar nën akuzën e përdhunimit janë Raul dhe Wilmer Paz Perez.

Ndërkohë vëllai i tretë i shpallur në kërkim nga policia amerikane është Elder Paz Perez, i cili dyshohet edhe për një tjetër përdhunim.

Tre vëllezërit akuzohen se e kanë përdhunuar njëri pas tjetrit të miturën. Madje hetimet zbuluan se ata i kishin ofruar para të miturës, në këmbim të seksit, shkruan noa.al.

Por kur ajo i kishte refuzuar, ata e dhunuan dhe e përdhunuan me radhë në banjë.

Gjithçka pasi për të shpëtuar prej tyre e mitura ishte mbyllur brenda tualetit me çelës, por ata e hapën me forcë dhe e përdhunuan.

Ngjarja e tmerrshme ndodhi më 14 shtator, ku të dyshuarit e rrëmbyen të miturën, për të abuzuar me të. /a.y/noa.al