Transmetuar më 18-09-2020, 10:47

Ditën e sotme Greqia është përfshirë nga një ciklon i vrullshëm, me emrin “Ianos” i cili pritet të forcohet në orët në vijim.

Ishujt e detit Jon, janë goditur dhe pritett të goditen nga një ciklon i cili ka prekur Mesdheun.

Zonat më të goditura nga cikloni janë Itaka, Zakynthos dhe Kefalonia, ku në porte janë shkaktuar dëme të shumta dhe përmbytje në rrugë.

Për të shmangur përkeqësimin e situatës, shkollat janë mbyllur në “zonat e kuqe”.

Cikloni i goditi brigjet greke në rreth orës 04.00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që më tej është drejtuar drejt Atikas dhe pritet të godasë edhe Patrën.

Deri më tani përveç dëmeve materiale, nuk flitet për të lënduar në njerëz. /a.y/noa.al