Çështja e detit, Meta: Zgjidhje sa më parë, pa minuar marrëdhëniet mes dy vendeve
Transmetuar më 18-09-2020, 11:45

Presidenti Ilir Meta, komenton çështjen aq shumë të diskutuar të detit me Greqinë, lidhur me 12 milje të ujërave shqiptare.

Nga konferenca e sotme për mediat në Presidencë, kreu i shtetit tha se është një problem mjaft i ndjeshëm edhe brenda vendit për vetë historinë.

“Presidenti ka qenë gjithmonë koherent dhe bashkëpunues me qeverinë tonë, me institucionet tona, pasi ne të gjithë përfaqësojmë një palë në fund të fundit. I kam plotësuar të gjitha detyrimet dhe kam qenë shumë bashkëpunues me qeverinë. Prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve, ende nuk kemi përgjigje. Jam i duruar. Kemi shkruar dhe më parë kërkesa, por nuk kemi marrë përgjigje. Asnjë nuk luan me një çështje të tillë, apo me çështje të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me Greqinë”, u shpreh Meta.

Ai shtoi se qëndrimi i Presidentit është koherent, i qartë dhe parimor, në raport me të gjithë dhe sipas tij, pavarësisht mistrecllëqeve, qëndrimi i Presidentit ka qenë shumë i qartë.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë rast, kur ka pas mungesë bashkëpunimi nga Presidenti.

“Presidenti nuk ka qëndrime të dyfishte apo të trefishta, por vetëm një qëndrim, që çështja të zgjidhet sa më shpejt dhe të jetë çështje besimi mes dy vendeve, jo të minojë këtë marrëdhënie përmes qëndrimeve të pasinqerta, që ndryshojnë në vazhdimësi, sipas konjukturave të çastit, sepse miqësia është mjaft e rëndësishme të zhvillohet dhe forcohet”, deklaroi Meta.

LIVE – Komunikimi javor me mediat

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 18 septembre 2020