Greqia do i ofrojë vaksinën e koronavirusit Shqipërisë
Transmetuar më 18-09-2020, 13:00
Kyriakos Mitsotakis, Zoran Zaev

Greqia pritet që ti ofrojë Shqipërisë vaksinën anti-Covid 19. Është kjo deklarata e bërë nga Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, duke pohuar se krahas Maqedonisë së Veriut, vaksina do të mundësohet edhe për Shqipërinë.

“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksinën kundër Covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë së Ceriut, pasi vaksina e koronavirusit do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim”, u shpreh Zaev.

Ai e cilësoi si një provë të miqësisë së mirë mes vendeve të rajonit.

Greqia do e marrë vaksinën nëpërmjet Bashkimit Europian, nga gjiganti farmaceutik AstraZeneca.

Ndërkohë vendeve jo anëtare të BE, mund t’iu dhurohet nga vendet anëtare, ose t’iu dhurohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. /a.y/noa.al