Transmetuar më 18-09-2020, 13:56

Selia e shenjtë e Vatikanit akuzohet se fsheh shumë gjëra. Kohëve të fundit, është akuzuar edhe se mban të fsheh një makinë kohe!

Makina e pretenduar quhet “Cronovisore” dhe se është ndërtuar në vitin 1950 nga murgu i Venedikut, at Marcello Pellegrino Maria Ernetti.

Ernetti pretendoi se kishte parë Krishtin duke vdekur në kryq dhe se gjithashtu kishte parë një pjesë të panjohur më parë nga dramaturgu romak Quinto Ennio.

Ekzistenca e pretenduar e “Cronovisore”, ka shkaktuar shumë teori konspirative, të tilla si pajisja është konfiskuar dhe është përdorur realisht nga Vatikani, ose nga ata që fshehurazi kontrollojnë qeveritë dhe ekonomitë nëpër botë.

Ernetti vdiq në viti 1994 pa e zbuluar sekretin e “Cronovisore”, por reporteri John Chambers thotë se Kisha Katolike po e fsheh makinën e kohës, nga pjesa tjetër e botës, me sa duket për ta mbajtur atë larg nga duart e njerëzve të këqij.

Në videon më poshtë shfaqet një dokumentar për pajisjen e pretenduar. /a.y/noa.al