Transmetuar më 18-09-2020, 14:48

Tirana do të luajë me Yong Boys në fazën e Play Off, takim i vlefshëm për grupet e Europa League.

Shorti u hodh sot në Nion të Zvicrës, ku duket se fati ka rezervuar një skuadër në nivele të larta për kryeqytetasit.

Zviceranët janë një prej ekipeve më të mira në kampionatin zviceran, çka e vështirëson akoma edhe më shumë misionin për Tiranën.

Dinamo Zagreb, që ishte në të njëjtin grup me bardheblutë do të përballet me fituesin e çiftit Floriana (Maltë)- Flora Talin (Estoni).

Ndërkohë goglat kanë vendosu se fituesi i çiftit Shkëndija-Totenhem, në fazën “play off” do të luajë me fituesin e çiftit Rosotv Makabi Haifa.

Milani gjithashtu ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm teksa në rast kualifikim ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt, në “play off” do përballen me fituesin e çiftit Beshiktash-Rio Avesh. /k.k/noa.al/