Transmetuar më 18-09-2020, 19:21

Ish-modelja Amy Dorris ka akuzuar për ngacmim Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Për këtë, “Daily Mail” ka rezervuar një artikull të tërë mbi rrëfimin e saj.

Ajo e akuzon kreun e Shtëpisë së Bardhë për sulm seksual gjatë turneut të tenisit “Us Open”, i cili u zhvillua para më shumë se 20 viteve.

Amy pretendon se Trump asokohe i ishte afruar në mënyrë kërcënuese jashtë tualetit në sektorin VIP.

Në atë kohë 24-vjeçe, ajo pretendon se Trump e ka prekur në të gjithë trupin.

“Ai mu afrua duke më puthur në qafë. Në atë moment shtrëngimi i tij u bë më i fortë dhe duart e tij mbështollën trupin tim”, u shpreh ajo.

Por vetë Trump i ka mohuar këto pretendime. /k.k/noa.al/