Transmetuar më 18-09-2020, 21:41

Fotografi i njohur Armando Babani, ka trazuar sërish rrjetin me një foto, të realizuar vite më parë.

“PërsëriI….!Një tjetër Grua, një jetë e Vrarë në vëndin tim e tëndin….! Ku është fundi vallë…?”, shkroi ai, duke goditur kështu fenomenin e nënshtrimit dhe vrasjes së femrave shqiptare.

Duket se krimi në familjet shqiptare vjen nga poshtërimi ndaj femrës dhe varfëria.

Fotoja u bë publike pas vrasjes së një gruaje në Bathore, nga ish-kunati i saj. Ajo u qëllua para syve të vajzës vetëm 8-vjeçe.

Armando Babani tha se fotoja e zakonshme që tregon realitetin e hidhur shqiptar, është bërë në afërsi të Librazhdit, më 28 Qershor 2005.

/NOA.al