Transmetuar më 19-09-2020, 09:05

Disa mijëra njerëz në veriperëndim të Kinës kanë rezultuar pozitivë me një sëmundje bakteriale, deklaruan autoritetet e vendit, një shpërthim epidemik që dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia e një kompanie farmaceutike.

Sipas CNN, Komisioni Shëndetësor i Lanzhou, në provincën e Gansus, konfirmoi se 3,245 persona ishin infektuar me sëmundjen e brucelozës, e cila shpesh shkaktohet nga kontakti me bagëtinë që mbart bakteret brucela.

Raportohet se edhe 1,401 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë me këtë sëmundje, megjithëse nuk është konfirmuar ndonjë fatalitet.

Bëhet e ditur se deri më tani janë testuar rreth 21 mijë persona në qytetin e 2.9 milionë banorëve.

Sëmundja e njohur gjithashtu edhe si ethet e Maltës ose “ethe mesdhetare”, mund të shkaktojë simptoma si dhimbje koke, dhimbje muskulore, ethe dhe lodhje.

Disa prej simptomave mund të bëhen kronike madje nuk zhduken kurrë, si artriti ose entja në organe të caktuara, sipas raportit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC).