Transmetuar më 19-09-2020, 13:14

Një burrë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar pasi ngjiti me duar, kullën Montparnasse, pallatin më të lartë në Paris, Francë.

Ngjitësi, i cili nuk përdori pajisje mbrojtëse, u arrestua nga policia pasi arriti në majën e ndërtesës, 210 metra të lartë.

Ai nisi të ngjitej pasditen e së enjtes dhe u arrestua në mbrëmje, pasi një punonjës i policisë iu afrua elitar dhe e shoqëroi në majën e kullës.

Kjo nuk është hera e parë që nj alpinist ngjit kullën Montparnasse.

Në vitin 2015, francezi Alain Robert u ngjit në majë të kullës dhe vendosi flamurin e Nepalit, si homazh për viktimat e një tërmeti shkatërrues që goditi vendin.

Kulla Montparnasse nuk është e lartë sa kulla Eiffel, por mbetet e vetmja grataçelë në qendër të Parisit. /a.y/noa.al