Transmetuar më 19-09-2020, 15:50

“Pandemia e koronavirusit përveçse një krize shëndetësore, po shkakton edhe një krizë të rëndë ekonomike, e cila po shkakton varfëri dhe familje që me zor mbyllin muajin”.

Është kjo deklarata e bërë këtë të shtunë nga Vatikani nga Papa Françesku, i cili fton që të luftohet mbi të gjitha varfëria farmaceutike dhe që vaksina të jetë universale.

“Do të ishte e trishtë që t’iu jepej prioritet vetëm të pasurve apo disa kombeve. Kush jeton në varfëri është i varfër nga gjithçka, edhe nga ilaçet. Në planin etik, nëse ekziston mundësia e shërimit të një sëmundje me një ilaç, ai duhet të jetë në dispozicion për të gjithë, përndryshe krijohet një padrejtësi. Shumë njerëz, shumë fëmijë vdesin në botë sepse nuk mund ta kenë atë ilaç. E njëjta gjë rrezikon të ndodhë edhe me vaksinën anti-Covid dhe kjo është e trishtë ”, deklaroi ai.

Papa Françesku bëri thirrje, që të globalizojnë trajtimin dhe vaksinën, në mënyrë që të gjithë të trajtohen njëlloj. /a.y/noa.al