Transmetuar më 19-09-2020, 17:36

Italia po shënon rritje të ndjeshme të vdekjeve nga koronavirusi duke dy apo trefishuar shifrat e ditëve të mëparshme.

Vetëm 24 orët e fundit humbën jetën 24 persona, raportoi sot autoriteti shëndetësor italian.

Një ditë më parë ishin 10 të vdekur kurse ditën pararendëse 13. Aktualisht ka arritur në 35.692 numri i jetëve të humbura.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 1638 raste të reja pozitive nga 103.223 tamponë të kryer gjatë kësaj dite ose rreth 1 për qind e të testuarve.

Shifrat e fundit e kanë çuar në afro 300 mijë numrin e përgjithshëm të të infektuarve të evidentuar.

Me 909 të shëruar në një ditë, ka arritur në 217.716 numri i përgjithshëm., raporton noa.al.

Aktualisht janë nën kujdes mjekësor spitalor, 2.380 persona. Prej tyre 215 janë nën terapi intensive.

Në shtëpi po ndiqen edhe 40.566 të infektuar të tjerë me COVID-19. /noa.al/