Transmetuar më 19-09-2020, 20:49

Fasadat dihet tashmë prej shumë vitesh se janë krenaria e socialistëve Edi Rama dhe Erion Veliaj. Madje që të dy janë në garë se kush është dhe kush bën më shumë fasada të reja e të ribëra.

Në kuadrin e fasadave është dhe kjo që shihni në fotot, prefektura e Tiranës. Këtu, tullat origjinale janë zëvendësuar me majolike.

Arkitektja Doriana Musai thotë se kushdo që e ka punuar dhe projektuar fasadën e re të prefekturës së Tiranës, ose nuk ia thek fare po fare nga restaurimiz ose e ka shitur projektin, për këto pllaka majolike, imitim tulle, që me shirat e parë të vjeshtës do të fillojnë të nxjerrin kripërat në sipërfaqe".

Prefektura me tullat origjinale

Sipas saj, imitimi i tullës origjinale me pllaka majolike, është "pasqyra e këtyre pseudo institucioneve me laro profesionistësh në brendësi të tyre".

Veshja me tullat majolike

Musai përmend dhe një precedent të ngjashëm: "Shkolla Kosova është njëjtë e shëmtuar", duke vlerësuar se "dukshëm po pastrojnë shokët e magazinave".

"Trishtim se ku është katandisur profesioni i arkitektit dhe këto laparosje që po bëhen në emër të trashëgimisë janë akoma edhe më zhulse", – përfundon arkitektja Musai. /noa.al/