Transmetuar më 20-09-2020, 08:26

Thuajse i gjithë muaji shtator, deri sot, ka qenë me temperatura të larta dhe pak reshje shiu.

Edhe dita e sotme, e diela, e tillë pritet të jetë në të gjithë territorin, duke përfshirë disa vranësira të lehta.

Sipas Meteoalb, era do të jetë me drejtm Veriperëndim me shpejtësi maksimale në 8-10 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë konstante. Temperaturat minimale dhe maksimale: Zonat  malore  15/29°C, zonat e ulëta  17/32°C, zonat bregdetare 20/31°C. /k.k/noa.al/