Transmetuar më 20-09-2020, 09:25

Cikloni Ianos shkaktoi viktima dhe mjaft dëme materiale në Greqi. Zona më e goditur ishte Assos, në ishullin Kefalonia të vendit fqinj.

Pamjet në fotot që i gjeni në galeri janë të rënda. Një masiv i tërë me gurë dhe baltë ka mbuluar makinat në rrugë si pasojë e vërshimit të përrenjve.

Pamjet tronditëse, siç shkruajnë mediat greke vijnë si pasojë e motit të keq, me erëra të forta e shi të rrëmbyeshëm si pasojë e ciklonin “Ianos” që goditi ishujt e detit Jon.

Zonat më të prekura nga cikloni janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.

Ndërkohë raportohet për shumë përmbytje pasi për shkak të reshjeve ka prurje të mëdha të ujërave të lumenjve. /k.k/noa.al/ Cikloni shkakton viktima në Greqi, familja shqiptare shpëtohet nga rreziku