Transmetuar më 20-09-2020, 20:56

Një ngjarje e turpshme ka ndodhur në Kosovë brenda një familjeje.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë ku vjehrri akuzohet për ngacmim seksual ndaj nuses së djalit.

Mësohet gjithashtu se djali dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses.

Prokurori i çështjes, Ersan Qavolli tha sot se janë arrestuar dy të dyshuar.

"I biri është arrestuar për dhunë në familje ndërkaq babai është arrestuar se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit", tha prokurori.

Nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore, ku pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit.