Transmetuar më 21-09-2020, 14:04

Historia  e një 40-vjeçare e cila ka kaluar një kalvar të gjatë vuajtjesh, është tronditëse

“Këto janë pasoja të një familje të dobët ekonomikisht dhe psikologjikisht. Unë kam një motër dhe një vëlla. Kaloja shumë keq me motrën, kurse vëllai ishte në emigrim. Babai nuk më ka trajtuar mirë. Merrte vetëm fjalë të këqija dhe ia çonte motrës. Ai ka abuzuar me motrën time. Nga ana tjetër babai më prekte në vende intime. Unë nuk e kuptoja. Ia rrëfeva mamit por ajo nuk më ka besuar. Kam qenë vetëm 11 vjeç. Babi më thoshte se po ta bëj për mbarësi. Me pas unë jam larguar nga shtëpia. Më pas më kontaktoi një çift që nuk bënte fëmijë. Ata kishin paguar xhaxhanë tim. U detyrova të kryej marrëdhënie në sy të shumë njerëzve”, tregoi gruaja në emisionin “Me zemër të hapur”.

Ajo shtoi se i kaloi gjithë këto peripeci, njohu një djalë dhe ngela shtatzënë.

“Shkova tek prindërit shtatzënë, por prindërit kërkuan që unë ta braktisja fëmijën. Vajza ime nuk e njeh të atin. Me shumë peripeci kam mundur ta mbaj vajzën dhe ta regjistroj kur ajo ishte 8 vjeç”.