Transmetuar më 21-09-2020, 19:38

Alvaro Morata është lojtar i Juventusit, ekip ku ka qenë edhe vite më parë.

Duket se bisedimet e Atletikos me Suarezin e ka bërë spanjollin që ta shohë veten jashtë planeve të Simeones.

Sulmuesi spanjoll do të jetë nesër në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore, raportojnë mediat italiane.

Sipas “Corriere dello Sport”, këtë mëngjes Morata i ka kërkuar Atletico Madrid të shitej pasi kishte arritur një akord me Juventusin.

Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerjeje prej 45 milionë eurosh plus 10 milionë bonuse. /k.k/noa.al/