Transmetuar më 21-09-2020, 22:54

Milani e ka nisur me fitore “Serinë A” italiane për sezonin 2020/21.

Takimi i luajtur mbrëmjen e sotme në “San Siro”, Milan-Bologna përfundoi me rezultatin 2-0, në favor të kquezinjve.

Ka qenë Ibrahimovic ai që ka sigluar rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Goli i parë nga sulmuesi suedez u shënua në minutën e 35’.

Goli i dytë ka ardhur në minutën e 50’ falë një 11-metërshi të ekzekutuar me saktësi, sërish nga shtatlarti.

E nis kështu me 3 pikë Milani, që ka si objektiv futjen ne zonën Champions.