Transmetuar më 22-09-2020, 16:29

Trajneri i skuadrës Kalju në Estoni ka zëvendësuar një lojtar që në sekondën e 13 të ndeshjes.

Menjëherë apo topi doli jashtë, ai bëri zëvendësimin.

Në fakt, ky zëvendësim rekord ndodhi për shkak të rregullit në Premier Ligën estonese, ku secila skuadër duhet ta fillojë ndeshjen me të paktën 2 futbollistë që janë formuar në këtë klub.

Shumë futbollistë të kësaj skuadre janë në karantinë për shkak se janë infektuar me koronavirus, trajneri e nisi takimin me 16-vjeçarin Sup në fushë.

Pas 13 sekondash ai u zëvendësua nga ukrainasi Vladislav Homutov. /k.k/noa.al/