Transmetuar më 22-09-2020, 17:08

Tre ditë pas arrestimit, kur pas një kontrolli iu gjetën dy pistoleta dhe disa fishekë në çantën e saj, këngëtarja Fjolla Morina i ka shpëtuar masës “arrest me burg”, ndryshe nga dy miqtë që e shoqëronin atë në makinë, në momentin kur u ndaluan në Morinë.

Fjolla Morina pretendoi fillimisht pas arrestimit se ishte shtatëzënë, por pas analizave, dy mjekë rrëzuan para hetuesve pretendimin e saj.

Megjithatë, me vendimin e sotëm të gjykatës, Fjolla edhe pse pranoi që armët ishin të sajat por ndodheshin gabimisht në çantë, i shpëtoi burgut.

Avokatja e këngëtares, Aurora Guska, ka folur pas vendimit të sotëm në Gjykatën e Kukësit për të lënë nën “arrest shtëpie” këngëtaren.

Avokatja tha për ‘Report tv’ se për Fjollën është marrë ky vendim, për shkak se ajo ka një vajzë 5 vjeçe, si dhe janë paraqitur disa fakte të tjera.

"Arrest me burg për dy djemtë është dhënë me afat 30 ditor dhe ky afat është lënë derisa të provohet shkencërisht, nëse në armën e gjetur ka shenje gishtash ose jo”.

Hetuesit do të provojnë brenda një muaji, nëse dy personat që shoqëronin Fjolla Morinën, kanë apo jo lidhje me armë e gjetura.

Avokatja Guska tha se për vendimin që u dha ndaj Fjolla Morinës se ndaj saj, “u paraqit fakti që ka një vajzë 5 vjeçe që është e vetme, si dhe fakte të tjera që u morën në konsideratë nga Gjykata e Kukësit”.

Megjthatë avokatja shprehu pakënaqësi për lënien në qeli të dy burrave që shoqëronin këngëtaren në makinë. – “Do të ankimojmë vendimin për dy shoqëruesit e Fjolla Morinës”, – tha ajo.

Fjolla u dërgua dy herë në maternitetin e Kukësit, pas pretendimeve për shtatëzëninë e saj.

Në rastin e parë mjeku nuk jepte të dhëna të sakta, nëse ajo siç pretendoi ishte shtatzënisë ose jo. Sot prokurorja kërkoi rikontroll dhe nga 2 mjekë dhe rezultoi se Fjolla Morina nuk është shtatzënë.

Fakte të tjera, sipas avokates, ndikuan në vendimin e gjykatës.

“Është një masë ekstreme, nuk është një masë shumë e lehtë. Ne kishim bërë mbrojtje, që ajo është armë zhurmuese për sport. Sot nga ana e prokurorisë u paraqit akti i ekspertimit që hyn në kategorinë e armëve të zjarrit, por që nuk janë të rrezikshme. Nuk kemi fuqi ligjore që të kundërshtojmë vendimet e ekspertëve”, – theksoi avokatja e këngëtares.

“Do apelohet vendimi për dy djemtë, nuk mund të akuzojmë 3 veta për 1 pistoletë. Ne ofruam dhe garanci pasurore, por Gjykata e la (Fjollën) në arrest shtëpie. Kemi marrë një banesë me qira përballë komisariatit", ka thënë avokatja.

Megjithatë do të mbeten të paktë 1 muaj në burg dy miqtë e saj të arrestuar bashkë me këngëtaren nga Kosova, në pikën kufitare, Morinë.

/NOA.al