Transmetuar më 22-09-2020, 21:55

Janë këto pamje nga Brukseli, kryeqyteti belg, ose e njohur ndryshe kryeqendra e BE-së.

Është kryeqyteti Europian, që ka në dorë fatet e integrimit të Shqipërisë.

Brukseli ka po aq banorë sa Tirana, diçka më tepër, dhe për nga zhvillimi i Belgjikës kurrsesi nuk mund të krahasohet me kryeqytetin shqiptar.

As nga infrastruktura.

Por nga vizioni i zhvillimit të dy qyteteve mund të bëhet një krahasim.

Nuk ka kaos urban dhe ashtu si në shumicën e qyteteve dhe kryeqyteteve të zhvilluara europiane, nuk lejohen ndërtime të larta, apo lagje me ndërtime kuturru si në Shqipër: një shtëpi private, kioskë, një pallat i kohës së monizmit dhe më tej, ku ngjitur një shkolle, ngrihet një pallat 40 katësh.

/NOA.al